Kryebashkiakja e Uashingtonit Muriel Bowser paralajmëron përkeqësim të situatës në ShBA. Një valë e madhe protestash ka kapluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku aktivistët për të drejtat e njerëzve më ngjyrë janë përleshur me policinë dhe suportuesit e presidentit Trump.
Ditën e hënën, kryebashkiakja e Uashingtonit, Muriel Bowser, bëri me dije në një konferencë për shtyp se një përkeqësim i mëtejshëm i situatës mund të sjellë luftë racore në vend.
Përpos kësaj ajo shtoi se dhuna policore në qytete si Portland apo Seattle, krijon akoma më shumë mllef dhe zemërim tek protestuesit. Bowser bëri thirrje për qetësim të gjakrave.
FBI po shqyrton me kujdes këtë çështje pasi ekziston frika e kërcënimeve terroriste nëpër pikëgrumbullimet e protestuesve.
Që të enjten e kaluar, policia ka arrestuar rreth 69 persona në lidhje me protestat. Autoritetet njoftuan se 70% e tyre kanë ardhur nga qytete të tjera.
Pavarësisht komenteve të Trump në lidhje me paaftësinë e demokrates Bowser, kjo e fundit me keqardhje u shpreh se arrestimet kryhen, por prokurorët nuk ngrenë akuza.