DASH: Jemi angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin pa asnjë kushtëzim nisjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pak ditë para mbledhjes së Këshillit Europian ku pritet të diskutohet edhe çështja e negociatave, Departamenti Amerikan i Shtetit nëpërmjet zëdhënësit Ned Price, teksa ka konfirmuar edhe një herë qendrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nisjen sa më parë të negociatave, ka bërë të ditur edhe angazhimin e qeverise amerikane për të bërë të mundur që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt.
“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në Bashkimin Europian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesa. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, thuhet në deklaratë.