Një stuhi e fortë dimërore, që ka sjellë dëborë e ngrica, ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, ndërsa amerikanët përgatiten për temperatura edhe më të ftohta dhe të rrezikshme gjatë ditëve në vijim.
Sipas “Daily Mail”, dëbora ka arritur në trashësinë deri në 30 centimetra, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale si pasojë e erërave të forta.
Stuhia e dëborës që goditi Seattle, Oregon dhe Portland, është më e forta e regjistruar prej shumë vitesh.
Ndërkohë, më shumë se 233 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike në Oregon.
Stuhi dëbore e acar/ SHBA në alarm nga moti ekstrem, amerikanët
Që nga e shtuna, 40 shtete në të cilët banojnë rreth 200 milion njerëz, kanë vendosur në fuqi alarmet e motit dimëror, pasi temperaturat e ftohta, dëbora, shiu e ngricat, e bëjnë të pamundur daljen nga shtëpia.
Si pasojë e ngricave dhe dëborës në rrugë, janë shkaktuar shumë aksidente masive, duke i marrë jetën disa personave, e duke plagosur me dhjetëra të tjerë.