SHBA-ja ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 52,685 raste të reja me COVID-19 dhe 985 të vdekur si pasojë e koronavirusit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, raporton CNN.
Sipas të dhënave të reja numri total i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 27 692 967 dhe ai i të vdekurve në 486 321.
Bilanci i viktimave si pasojë e COVID-19 në botë ka kaluar sot shifrën 2,4 milionë, ndërkohë që pragu prej dy milionë u kaluar më 15 janar.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, aktualisht bëhet fjalë për 2 407 869 të vdekur në botë si pasojë e koronavirusit dhe 109 155 627 raste.