Nga Christina Maxouris, CNN
Pak para Ditës së Punës në SHBA, zyrtarët e shëndetësisë paralajmëruan se si do të duken muajt e ardhshëm në betejën kundër Covid-19 .
“Nuk mendoj se do të kalojë shumë kohë kur të kemi mbi 70,000 raste në ditë,” tha mjeku Peter Hotez.
Në përpjekjet për të shmangur një rritje tjetër të rasteve dhe shtrimeve në spital të ngjashme me ato që erdhën pas Ditës së Përkujtimit dhe festimeve të 4 korrikut, qeveria vendosi të ndalonte grumbullimet por jo të gjithë respektuan masat.
Në San Francisko, më shumë se 1.000 njerëz u mblodhën në festën e “Burning Man kulture” sipas kryetarit të bashkisë. Në Brooklyn, autoritetet mbyllën një lokal gjatë fundjavës pasi më shumë se 300 ishin mbledhur së bashku, sipas njoftimit nga policia.
Në Nashville, policia mbylli 5 bare për shkak të dyndjes së njerëzve. Në plazhin Rehoboth, Delaware, distancimi social ishte i pamundur të respektohej, transmeton abcnews.al
Turmat e pushuesve janë ata që kanë rritur numrin e rasteve të reja. Deri më tani SHBA ka raportuar mbi 6.3 milion të infektuar dhe 189,000 viktima. Ekspertët kanë parashikuar se me ardhjen e sezonit të vjeshtës dhe dimrit numri i rasteve do vazhdojë të rritet.
“Ne po shkojmë drejt sezonit të vjeshtës dhe dimrit, në të cilin koronavirusi do fillojë të përhapet më agresivisht sesa në periudhën e verës”, tha mjeku Scott Gottlieb.
Kemi sfida të reja përpara
Për amerikanët që janë lodhur nga realiteti i ri dhe kufizimet e vazhdueshme për t’u mbrojtur kundër Covid-19, qëndrimi vigjilent duket si një detyrë që nuk mbaron kurrë. Duke qenë se sezoni i dimrit po afrohet njerëzit do të jenë në shtëpi, do të mblidhen në turma dhe gjasat për përhapjen e virusit do të jenë më të mëdha, transmeton abcnews.al
Dhe pavarësisht situatës së krijuar, diskutimi mbi përdorimin e maskave mbetet ende një pikë kyçe. Ne nuk kemi zhvilluar ende një vaksine, kështu që për momentin maskat mbeten mjeti më i fuqishëm kundër virusit, sipas mjekëve.
Është vënë re një rritje e rasteve të reja me Covid-19 në kolegje. Disa universitete u mbyllën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme ndërsa disa të tjerë karantinuan studentët.
Kjo është ajo çfarë mund të bëjmë ne ndërkohë që mjekët po përgatiten për të luftuar gripin dhe Covid-19 në të njëjtën kohë.
“Ne nuk do të jemi në gjendje të kuptojmë nëse dikush ka grip ose është i infektuar me Covid”, deklaroi Maria Van Kerkhove, Udhëheqëse Teknike e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ekspertët: Vaksina nuk do të jetë e disponueshme për përdorim të gjerë në SHBA
Pavarësisht mesazhit shpresëdhënës të Presidentit se një vaksinë efektive mund të jetë në dispozicion deri në Ditën e Zgjedhjeve, Gottlieb tha se gjasat që do të ketë një vaksinë të disponueshme për përdorim të gjerë në SH.B.A. këtë vit është “jashtëzakonisht e ulët”.
“Unë mendoj se një vaksinë mund të jetë gati në 2021”.
Disa ekspertë kanë mbështetur idenë se një vaksinë ka shumë gjasa të zhvillohet në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Por shtetet duhet të jenë të gatshme të shpërndajnë një vaksinë deri më 1 nëntor, nëse kemi një vaksinë sipas Kirurgut të Përgjithshëm të SHBA, Jerome Adams.
“Ne gjithmonë kemi shpresuar se do të kemi një vaksinë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm,” tha Adams javën e kaluar për ABC News. ”
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA u kanë kërkuar gjithashtu zyrtarëve të shëndetit publik dhe shtetit në të gjithë vendin që të përgatiten për shpërndarjen e një vaksine deri në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit.
Drejtori i CDC, Robert Redfield tha në fillim të këtij muaji: ” Ne duhet të sigurohemi se vaksinat ‘do të shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe në të gjithë vendin, “tha Redfield për Yahoo Finance. s.ba/abcnews.al