Republikanët publikuan një raport gati 350 faqesh në Dhomën e Përfaqësuesve lidhur me rezultatet e hetimit të tyre të kryer për tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së publikuan raportin hetimor që mban përgjegjës administratën e presidentit Joe Biden për tërheqjen në mënyrë “të tmerrshme” të vendit të tyre nga Afganistani në gusht 2021.
Republikanët publikuan një raport gati 350 faqesh në Dhomën e Përfaqësuesve lidhur me rezultatet e hetimit të tyre të kryer për tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani.
Në raportin e hetimit të kryer nga republikanët në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve për më shumë se 18 muaj, administrata e Bidenit mbahet përgjegjëse për tërheqjen në mënyrë “të tmerrshme” të SHBA-së nga Afganistani në gusht 2021.
Republikani Michael McCaul, kryetar i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve i cili kreu hetimin, mbrojti idenë se administrata e Bidenit kishte informacionin dhe mundësinë e nevojshme për të evakuuar në mënyrë të sigurt personelin e saj, por se administrata “i dha më shumë prioritet imazhit të saj se sa sigurisë së personelit”.
Ndërsa Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve e kritikuan raportin me arsyetimin se “u injorua roli i ish-presidentit amerikan Donald Trump”.
SHBA-ja përfundoi procesin e tërheqjes nga Afganistani në gusht 2021
Talebanët të cilët rrethuan kryeqytetin pas procesit që filloi me tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga Afganistani në vitin 2021 në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur me SHBA-në në shkurt të vitit 2020, morën nën kontroll pa luftë Kabulin pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi më 15 gusht 2021.
SHBA-ja përfundoi procesin e tërheqjes nga Afganistani më 31 gusht 2021.