SHBA rihap ambasadën në Kiev

Blinken: Ukrainasit kanë mbrojtur atdheun e tyre

Pas më shumë se tri muajsh mbyllur, është rihapur në Kiev Ambasada Amerikane e cila u mbyll 10 ditë përpara nisjes së luftës atje.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se ukrainasit e kanë mbrojtur atdheun e tyre me ndihmën ushtarake që SHBA ka dhënë dhe se tani është koha që flamujt të ngrihen sërish në ambasadë.
Zotimi për rihapjen e Ambasadës Amerikane në Ukrainë erdhi muajin e kaluar nga Blinken pas një takimi që ai pati me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

 

Leave a Reply