Vazhdon të rritet numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi. Sipas universitetit John Hopkins numri i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në 17 milion, me afro 670,000 vdekje.
Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 4,4 milion raste të konfirmuara dhe të mërkurën shënuan një rekord prej 150,000 vdekjesh, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Disa shtete, si Kalifornia, Florida dhe Teksasi po arrijnë shifra të reja të larta javore inkesionesh ose vdekjesh nga koronavirusi. Kalifornia raportoi të mërkurën një rekord prej 197 vdekjesh ditore, shumë më tepër sesa 159 të regjistruar vetëm javën e kaluar. Florida shënoi një rekord prej 216 vdekjesh, ndërsa Teksasi të paktën 313. Ekspertët amerikanë të shëndetit thonë se shumë shtete i rihapën tepër herët bizneset dhe objektet publike të argëtimit.