Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zgjatur me një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkan.
Kjo, duke vlerësuar se situata në rajonin tonë vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së.
“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim vazhdojnë të paraqesin një kërcënim”, thuhet në urdhrin e nënshkruar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Ky dokument u miratua për herë të parë në qershor të vitit 2001, nga ish-presidenti George Bush pas luftërave në Ballkan.