Ukraina nuk u konsultua me Berlinin për të kryer sulmin më 6 gusht në Kursk, tha kancelari gjerman Olaf Scholz sot nga kryeqyteti i Moldavisë, duke shtuar se ai priste që përparimi në Rusi do të ishte i kufizuar.
Duke folur gjatë një konference për shtyp pas bisedimeve me presidenten moldave Maya Sandu në Kishinau, ai tha gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të jetë mbështetësi më i madh i Ukrainës në Evropë.
Nga ana e saj, presidentja e Moldavisë Maya Sandu tha se mbështetja e Berlinit për vendin e saj forcon Ukrainën fqinje dhe sigurinë në rajon.
Ajo tha gjithashtu se Moldavia është e hapur për investime dhe ftoi biznesmenët gjermanë të marrin pjesë në tenderin e parë të vendit për prodhimin e energjisë së rinovueshme.