Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi të dielën objektin 5-katësh të ndërtuar në mënyrë të paligjshme pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës.
Shpërthimi i kontrolluar u realizua në orën 14:00.
IKMT-ja bëri të ditur se, në themelet dhe muret e objektit ishin hapur 300 vrima, në të cilat ishte vendosur lëndë eksplozive.