Shumica nxënës të një shkolle
27 persona u plagosën nga shembja e një urë provizore këmbësorësh në qytetin finlandez Espo, që ndodhet ngjitur me kryeqytetin Helsinki të Finlandës.
Shumica e të plagosurve janë fëmijë 14-15 vjeç, nxënës të një shkolle që ishin në një ekskursion. Ura provizore ishte ngritur pranë një kantieri ku po ndërtohen disa pallate. Shkaqet e shembjes janë të paqarta.
Dyshohet se kushtet e ndërtimit të urës kanë qenë të dobta dhe nuk e kanë përballuar numrin e lartë të këmbësorëve që kalonin aty në të njejtën kohë.