Pas kapjes së tij, gjykata kishte vendosur që shtetasit rus G. V. Silonov t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj.
Shërbimi i Sigurimit të Shtetit të Letonisë (VVD) kishte dëshmi që në rastin e spiunazhit të shtetasit rus, është i përfshirë edhe deputeti i Parlamentit të Letonisë, Janis Adamsons ndaj të cilit po atë ditë fillon procedimin penal.
Pasi që deputeti Adamsons kishte imunitet, Parlamenti i Letonisë në seancën e datës 10 qershor kishte marr vendim që atij t’i hiqet imuniteti, çka i kishte hapur rrugë gjykatës që nën akuzën për spiunim për Federatën Ruse, të merr vendim për arrestimin e tij.
Adamsons kishte qenë pjesë e Komisioneve parlamentare të Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe Parandalimit të Korrupsionit.
Gjatë epokës së Bashkimit Sovjetik, Adamsons kishte qenë pjesëtarë i Marinës së Ushtrisë Sovjetike. Pas pavarësisë së Letonisë, ai kishte shërbyer në Ushtrinë letoneze duke pasur pozita të larta si zëvendëskomandant i Forcave Detare letoneze dhe Komandant i Brigadës së Rojave Kufitare.
Pas pensionimit nga ushtria, Adamsons ishte kyçur në politikë, ku gjatë viteve 1994-1995 kishte kryer detyrën e Ministrit të Brendshëm, nga e cila largohet pasi që zgjidhët deputet.
Se Rusia përmes Shërbimeve të saja inteligjente është aktive në Letoni e thotë edhe raporti i VVD-së për vitin 2020.
Sipas raportit të VVD-së, shërbimet inteligjente ruse përmes propagandës janë duke tentuar që të rrisin klimën e pakënaqësisë në Letoni, duke minuar besimin e shoqërisë në vetvete dhe në vet shtetin. Përmes kësaj ata tentojnë ta paraqesin Letoninë si shtet të dështuar, ndërkohë që shpëtimi i vetëm është tek Rusia dhe lideri i saj Vladimir Putin.
Shërbimet inteligjente ruse përmes propagandës agresive sikur në rastin e Letonisë, janë duke tentuar të ndërhyjnë te të gjitha shtetet fqinje dhe tek ato ku Rusia ka interes të shtrij ndikimin e saj, siç është edhe rajoni i Ballkanit.