Një person është plagosur me thikë orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Vlorë.
I plagosuri është paraqitur në spitalin e Vlorës rreth orës 04:30, ndërsa sherri ka ndodhur pranë një servisi në rrugën Transballkanike.
Policia pritet që të marrë dëshminë e të plagosurit me qëllim zbardhjen e shkaqeve të sherrit si dhe identifikimin e personave përgjegjës për ngjarjen.