4 viktima dhe 125 raste të reja me Covid
Shqipëria vijon të shënojë shifra të ulat viktimash dhe infektimesh nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë, nga Tirana, Gjirokastra, Fieri dhe Malësia e Madhe të moshave 63 – 82 vjeç kanë humbur betejën me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 1983 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë, 125 qytetarë, shifra më e ulët kjo që nga 29 Shtatori i vitit të shkuar. 27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan.
Ulje ka pësuar edhe numri i të shtruarve në spital. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Fatmirësisht në 24 orët e fundit 546 qytetarë kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.