I tillë është edhe rasti i prezantuar nga Koordinatorja Adela, që ka lidhje me shërbimin shëndetësor. Problematika ishte e tillë që dy farmaci tregtonin barna antidepresante, në mënyrë të jashtëligjshme dhe pa recetën e mjekut të specializuar për atë shqetësim.
Zyra e bashkëqeverisjes e vërtetoi rastin dhe institucionet shtetërore, pasi morën masat e nevojshme administrative që përmban kuadri ligjor, iu drejtuan urdhrit të farmacistëve; nga ana e të cilëve nuk pati asnjë reagim.
Qytetarja që ishte drejtuar në platformë quhet Silvana Sinani, me profesion infermiere në familje.
Ajo shpjegoi se ishte gjetur
katër herë para situatës që të rinj kanë konsumuar antidepresantë që i kishin marrë lehtësisht në farmaci dhe ishin gjetur në rrezik për jetën. Ndërkohë që qytetarja shpjegoi se ato ilaçe duhet të vijë mjeku I familjes ta aplikojë dhe nuk mund të merren në farmaci.
“Platforma i është përgjigjur brenda javës ankesë sime”, u shpreh Silvana.
Kryeministri Rama theksoi se “Është një kontribut i rëndësishëm për të vënë në lëvizje jo vetëm administratën, por edhe urdhrin e farmacistit. Në ditët në vijim do kemi një takim me ta. Ashtu si kemi futur në planin e punës ndryshimet përkatëse në ligj, për të ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme dhe me masa drastike në çdo rast që shfaqet ky fenomen”. /LEXO.AL/