Shitblerja e votave në Dibër/ Nis gjyqi, PD kërkon transferimin në Tiranë

Dosja 184, një nga cështjet më të nxehta të shitblerjes së votave në zgjedhje, nisi shqyrtimin në gjykatën e Dibrës.

Në bankën e të akuzuarve janë katër persona, ish zyrtarë e funksionarë policie, të cilët dyshohet se kanë ndikuar tek votuesit për tjetërsimin e votës në zgjedhjet e pjesshme lokale te vitit 2016.

Në seancën e parë gjykata vendosi të marre në konsideratë kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, i cili kërkoi të njihej me fashikujt e dosjes.

Pas më shumë se tre vitesh hetime, prokuroria mbylli dosjen dhe dergoi për gjykim katër persona me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe kanosjes së zgjedhesve. Por për palën kallëzuese Partinë Demokratike, dosja duhet të transferohet për gjykim në Tiranë.

PËRFAQESUESI LIGJOR I PD

PD e konsideron si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Jo sic e kane cilësuar ish krimet e rënda dhe Arta Marku. Nuk ka elementë bashkëpunimi të thjeshtë. SPAK është e vetmja prokurori që duhet të hetojë këtë çështje. Ndaj dhe dosja duhet të transferohet në gjykatën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

I pandehur nga organi i akuzës është marrë Robert Aga, ish shef komisariati, Drini Gjeci ish drejtor i Arsimit, Nuri Meda, administrator i Njësisë Administrative Tomin dhe Hasan Hoti nga njësia administrative Lurë.

Dosja e bujshme 184, trazoi politikën shqiptare pas publikimit të përgjimeve në gazetën gjermane BILD.

Ajo u kalua nga Dibra në Tiranë e anasjelltas, për t’u vendosur përfundimisht në Peshkopi.

Ndërkohë, pas dëgjimit të palëve, gjykata vendosi të shtyjë për në datën 29 janar seancën e rradhës për këtë dosje .

Leave a Reply