Sars COV2 ka shkaktuar shumë probleme që kur u shfaq, por tashmë e gjithë bota është përfshirë nga kriza e shkaktuar prej tij. Shumë studime tregojnë se virusi qëndron mbi sipërfaqe të ndryshme për orë të tëra.
Studimet e fundit tregojnë se në ajër virusi mbijeton pak orë, por në sipërfaqet prej kartoni dhe në plastikë mund të jetojë dhe disa ditë.
Shumë shkencëtarë ende janë në kërkim të antitrupi që mund ta zhduki këtë virus. Dhe pas shumë kërkimesh duket se kjo zgjidhje është gjendur nga inxhinieri i universitetit të Kalifornisë, Zhitong Chen.
Sipas këtij shkencëtari plazma e ftohtë e shkatërron virusin nëpër shumë sipërfaqe pa dëmtuar materialin e tyre.
Plazma është elementi i katërt pas gazit, masës së ngurtë dhe masës së lëngshme, që ndodhet në shtresat e larta të atmosferës, dhe formohet kur elektronet ndahen nga atomet. Kjo i ngarkon atomet pozitivisht dhe bashkimi i tyre është më aktiv në shtresa të caktuara gazi.
Dhe plazma e ftohtë ndërhyn në strukturat sipërfaqësore dhe ADN pa dëmtuar membranën mbrojtëse njerëzore. Kështu ekipi testoi efektin që kishte në sipërfaqe kartoni, plastikë, metal, të cilat ishin të kontaminuara me Sars-Cov2.
Nga eksperimentet u vu re se në secilin nga këto, virusi mund të jetonte vetëm 30 sekonda. Shkencëtarët besojnë se kjo vjen nga ndërveprimi mes joneve të nitrogjenit dhe oksigjenit, që krijohen pasi plazma bie në kontakt me ajrin.