Burgu kalifornian i San Quentin, i cili deri më tani ka regjistruar 2,151 raste të koronavirusit dhe 28 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi, është gjobitur me rreth 335 mijë euro, për shkelje të legjislacionit të sigurisë në punë. Një nga gjobat më të larta të vendosura deri më tani nga Kalifornia për shkeljet lidhur me COVID.
Në burgun ku vuajnë dënimin rreth 3,260 të burgosur u godit rëndë nga koronavirusi vitin e kaluar. Në institucionin e dënimit dolën pozitivë 2,151 të burgosur dhe oficerë në korrik dhe gusht.
Urgjenca në burg nuk ka mbaruar. Sipas të dhënave zyrtare, në dy javët e fundit mbi 40% e të burgosurve kanë rezultuar pozitivë.