Shkon në 59 numri i të vdekurve nga tragjedia në Koçan! Qeveria maqedonase shpall 7 ditë zie

Qeveria maqedonase do të shpallë 7 ditë zie për ngjarjen tragjike, një vendim që pritet të miratohet në seancën e sotme të qeverisë, e cila do të mbahet në orën 16:00. Po ashtu, do të merren masa të menjëhershme për një inspektim urgjent të të gjitha lokaleve të natës, diskotekave dhe restoranteve që organizojnë festa, për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Tragjedia në Koçan ka lënë pasoja të rënda, me 59 viktima dhe 155 të lënduar deri tani. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, konfirmoi se ndër viktimat ka qenë edhe një polis që ishte në detyrë, duke kontrolluar përdorimin e lëndëve narkotike. Kjo ngjarje ka tronditur komunitetin dhe ka sjellë një reagim të shpejtë nga autoritetet.

Leave a Reply