Shpërthen vullkani më i madh aktiv në botë

Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa, ka shpërthyer për herë të parë pas gati 40 vjetësh.

Ky vullkan gjendet në Havai – territor amerikan.

Llava është lokalizuar në perimetrin e parashikuar, mirëpo banorët e zonave në afërsi janë paralajmëruar për rrezikun e hirit vullkanik.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, ka thënë se situata mund të ndryshojë shumë shpejt.

Vullkani Mauna Loa gjendet 4.169 metra mbi nivelin e detit dhe zgjerohet në një territor prej mbi 5.179 kilometrash.

Aktivizimi i vullkanit vjen pas disa tërmeteve që janë raportuar në këtë rajon prej ditës së diel.

Sipas autoriteteve amerikane, Mauna Loa ka shpërthyer 33 herë prej vitit 1843.

Shpërthimi i fundit i madh është raportuar më 1984.

Leave a Reply