Forcat zjarrfikëse po punojnë për të shuar një zjarr pranë kullave ftohëse të një termocentrali në Zaporizhia.
Kreu i rajonit të Zaporizhias, i emëruar nga Moska, Yevgeny Balitsky, akuzoi Ukrainën për zjarrin, si pasojë e bombardimit të qytetit pranë, Enerhodar.
Pak minuta më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse kishin shkaktuar zjarr në ambientet e centralit bërthamor. Treguesit e rrezatimit ishin në nivele normale, theksoi Zelensky.