Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Memmingen, në jug të Gjermanisë ku janë lënduar disa persona.
E përditshmja gjermane “Bild” bën me dije se shpërthimi ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit.
Ndërsa gazeta “Augsburger Allgemeine” raportoi se shpërthimi ndodhi në zyrat e Kryqit të Kuq Gjerman rreth orës 05:00 të mëngjesit të së premtes duke shtuar se policia evakuoi zonën dhe se pesë persona u plagosën.
Shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekti në linjën e gazit në rrugën ku ndodhej ndërtesa. Megjithatë policia nuk ka dhënë ende detaje për këtë shpërthim.