Shpërthim në një restorant në Çeki, gjashtë të vdekur dhe tetë të plagosur

Gjashtë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga një shpërthim në një restorant në Republikën Çeke.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin veriperëndimor, Mosi. “Sipas deklaratave të dëshmitarëve, zjarri u shkaktua nga një ngrohëse”, thotë shërbimi i zjarrfikësve.

Sakaq mësohet se rreth 30 persona u evakuuan pa asnjë lëndim nga restoranti dhe nga ndërtesat përreth.

Leave a Reply