Të paktën dy raketa kanë goditur një lagje banimi në kryeqytetin ukrainas në orën e fundit, njoftoi kryebashkiaku i Kievit.
Sipas Sky News, Vitali Klitschko tha se dy ndërtesa apartamentesh u goditën në rrethin Pechersk.
Ai shtoi se “disa raketa” u rrëzuan mbi Kiev.
Mbetet e paqartë nëse janë shkaktuar viktima, megjithëse Klitschko tha se mjekët janë në vendin e sulmit.
Ndërkohë, sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar sërish në të gjithë Ukrainën.
Vendi ka pësuar ripërtëritje të sulmeve javët e fundit, pavarësisht se ka bërë një fitim të rëndësishëm në rajonin Kherson javën e kaluar kur trupat ruse u tërhoqën.
Ky lajm vjen menjëherë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim me video për udhëheqësit e G20, të cilët po takohen në Bali.
“Rusia i përgjigjet fjalimit të fuqishëm të Zelensky në G20 me një sulm të ri raketor. A mendon dikush seriozisht se Kremlini dëshiron vërtet paqe?”, ka shkruar në Twitter, shefi i shtabit presidencial, Andriy Yermak.
“Por në fund të fundit, terroristët gjithmonë humbasin”.