Është identifikuar dhe është shpallur në kërkim një nga autorët e tritolit që iu vu një banese në Shkodër në orët e para të mëngjesit.
Lënda plasëse u hodh pranë banesës së Robert Gerës në lagjen “Mark Lula” rreth orës 03:36.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mengjesit ku shtetas të paidentifikuar, hodhën në derën e banesës se një shtetasi një sasi të vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij”-njofton policia e Shkodrës.