Policia e Pogradecit po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur këtë mëngjes, ku një sasi tritoli shpërtheu në një pallat në lagjen numër 2.
Sipas burimeve të siguruara pranë policisë deri tani janë shoqëruar 3 persona si të dyshuar mbi ngjarjen, që janë duke u pyetur.
Ndërkohë ende nga kamerat e sigurisë nuk është nxjerrë diçka konkrete për të shkuar tek autori i vërtetë i ngjarjes.
Sasia e tritolit shpërtheu rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së Meardi Berberit.
Mësohet se Berberi është një person me precedent të theksuar kirminal. Ai u lirua nga burgu pasi përfitoi nga amanistia.