Me anë të një njoftimi, Ambasada Shqiptare në Itali, deklaron sot se “qëndrojmë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë”, duke vendosur në shërbim të qytetarëve edhe numrin e kontaktit +39 3420498192.
Sipas forcave zjarrfikëse italiane, një kamion cisternë shpërtheu në orët e para të pasdites në periferi të Bolonjës, në veri të Italisë, duke shkaktuar një shpërthim dhe më pas një zjarr të fuqishëm duke shkaktuar dy të vdekur dhe 67 të plagosur si dhe dëme material.