Gjermania deri më ka raportuar më shumë njerëz që janë shëruar nga koronavirusi sesa raste aktive, sipas zyrtarëve.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuat 2537 raste të reja pozitive, duke e çuar numrin në total në 127.854.
Ky është numri i katërt më i lartë në Europë, por mbi 50 përqind e tyre janë shëruar.
Në Spanjë janë shëruar 37 përqind, në Itali janë shëruar 22 përqind, në Francë 21 përqind. Në Britani deri më tani janë shëruar 0.3 përqind.
Gjermania ka nivelin më të ulët të vdekshmërisë, që i atribuohet testimeve masive. Mes të testuarve pozitivë janë shumë pacientë me simptoma të buta.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel do takohet me zyrtarët e lartë të shtetit të hënën për të diskutuar lehtësimet e mundshme të izolimit.