Bashkia e Tiranës mbledh ndihma për banorët e prekur
Flamuri Kombëtar shqiptar u ul në gjysmë shtizë këtë të hënë në nderim të viktimave të tërmetit në kufirin turko-sirian.
13 Shkurti ishte ditë zie kombëtare për shqiptarët dhe si e tillë u përjetua në çdo institucion.
Kryeministri Rama në rrjetet sociale ka ndarë video me flamurin kombëtar shqiptar, që qëndroi në gjysmështizë në institucionet shqiptare edhe përtej kufijve.
Kur ora shkoi 12:00, në shenjë dhimbje e lutje për viktimat e tërmetit në institucione u mbajt edhe një minutë heshtje.
Solidariteti i popullit shqiptar nuk ka mbetur me kaq, qindra qytetarë po dhurojnë veshje, e të mira materiale për të prekurit nga tërmeti i 6 Shkurtit.
Në qendër, Bashkia Tiranë ka vendosur një çadër dhurimi, ku çdo qytetar mund të kontribuojë sadopak.
Krahas ndihmave material Shqipëria ka dërguar në Turqi edhe një ekip të madh në përbërje të të cilit ka ekspertë të kërkim shpëtimit dhe mjekë.