Shqipëria fiton 3-0 ndaj Andorrës, kuqezinjtë marrin vendin e dytë në grup

Shqipëria mori fitoren dhe pikët e para në kualifikueset e Botërorit 2026. Kombëtarja triumfoi me rezutatin 3 – 0 të hënën në Tiranë. Kuqezinjtë e dominuan tërësisht takimin, duke mos lejuar asnjëherë kundërshtarin të rrezikonte.

Sylvinho e nisi me një sulm të ndryshuar ku ishin Manaj në qendër dhe Broja e Hoxha në krahë. Surpriza ishte në mesfushë ku në vend të Ramadanit titullar ishte debutuesi Shehu.

Goditja e Laçit në minutën e pestë u pengua nga Ajeti, i cili ishte në zonën kundërshtare. Goli i avantazhit erdhi në të 9’. Krosimi i Asllanit në zonë u shfrytëzua nga Manaj, i cili goditi me kokë.

Këmbëngulja e kuqezinjve vijoi për të shënuar sërish në 19′. Autori ishte përsëri Manaj, por merita i takon Brojës. Sulmuesi i Evertonit krijoi aksionin, duke ia bërë më të lehtë shokut të skuadrës që të shënonte.

Pjesa e dytë nisi sërish në ritmin e Kuqezinjve. Manaj pati mundësi shënimi në të 57′, por goditja e tij brenda zonës u bllokua.

Gjatë pjesës së dytë pati minuta edhe për Kumbullën, i cili zëvendësoi kapitenin Gjimshiti. Shiriti i kaloi Manajt.

Minuta pati edhe për Pajazitin e Uzunin. Pikërisht Uzuni realizoi në shtesë golin e tretë.

Shqipëria pas 2 ndeshjesh është e dyta në grup me 3 pikë falë edhe golavarazhit më të mirë të Letonia.

Takimet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës 2026 do të jenë në Qershor. Fillimisht do të jetë me Serbinë, e ka të parën më 7 Qershor në Tiranë dhe 3 ditë më pas në transfertë me Letoninë, që u mund 3 – 0 nga Anglia.

Leave a Reply