Shqipëria humb ndeshjen me Gjeorgjinë
Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 0-1
Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll ka humbur ndeshjen me Gjeorgjinë, e zhvilluar në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Kombeve.
Shqipëria fitoi ndeshjen e parë të saj në grupin B1 kundër Ukrainës me rezultatin 2-1, ndeshje e cila u zhvillua më 7 shtator në Çeki.
Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të UEFA Ligës së Kombeve, Shqipëria ndodhet në grupin B1 së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Ndeshjet e radhës të Kombëtares së Shqipërisë në kuadër të këtij grupi janë në muajin tetor dhe nëntor.