Pjesëmarrja më e madhe në historinë e vendit tonë
Shqipëria do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike për herë të parë me 3 mundës, ndërsa pjesëmarrja më e madhe më herët ka qenë në 2008 me 2 sportistë, Sahit Prizrenin dhe Elis Gurin. Rusët e natyralizuar vitet e fundit, Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev arritën kualifikimin.
Abakarov e siguroi një vend në kategorinë deri 57 kilogramë në stilin e lirë që vitin e kaluar, duke u renditur i treti në Kampionatin Botëror. Islam Dudaev dhe Chermen Valiev ia dolën në turneun e mbajtur këtë fundjavë në Stamboll.
Dudaev do të garojë po në stilin e lirë në peshën deri 65 kilogramë, ndërsa Valiev, prurja e fundit e mundjes kuqezi në peshën deri 74 kilogramë. Pas medaljeve botërore dhe europiane tani synohet një olimpike që i mungon Shqipërisë. Në Paris 2024 së bashku me mundësit deri më tani është kualifikuar edhe atletja Luiza Gega. Për të do të jetë hera e tretë në olimpiadë.