Për këtë arsye trajneri Edi Reja ka ndërtuar një formacion sulmues. Cikalleshi dhe Seferi do të duhet të finalizojnë aksionet. Të dy do të mbështeten nga Abrashi dhe Çekiçi të cilët kanë fantazinë për të ndërguar topa në zonë kundërshtare.
Në mesfushë do të jetë edhe Gjasula. Mbrojtja duket e blinduar. Balliu dhe Hysaj nga krahët. Të dy kanë patur qëndrueshmëri në skuadrat përkatëse. Në qendër Kumbulla, Ismajli dhe Gjimshiti. Etrit Berisha në portë.
Në stadiumin 15 mijë vendësh ku do të luhet ndeshja, skuadra Islandeze do të ketë mbështetjen e tifozerisë. Në mediat vendase publikohen lajme mbi mungesat e Shqipërisë në sulm si Broja, Manaj dhe Uzuni.
Islandezët kanë një skuadër me lojtarë të rinj, shumë ndryshe nga ajo e disa viteve më parë që arriti deri në çerekfinalet e europianit. Tifozët vendas prej kohësh nuk tregojnë interes dhe për këtë arsye, trajneri dhe lojtarët kanë kërkuar mbështetjen e tyre në ndeshjen ndaj Shqipërisë.