Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rheinland-Pfalz.
Sipas BILD, një shqiptar hyri gjatë natës në stacionin e policisë në Linz am Rhein dhe me hanxhar në dorë kërcënoi policët se do të shkaktonte gjakderdhje.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Rhine.
Shqiptari që jeton në Linz shkoi drejt stacionit “Am Konvikt”. Ai hapi derën e policisë duke mbajtur një hanxhar në dorë.
Zëdhënësi i policisë Jürgen Fachinger tha: “Ai kërcënoi se do të vriste kolegët e mi në komisariat.”
Oficerët e policisë mundën të bllokonin shqiptarin, i cili megjithatë nuk pranoi të qetësohej.
Zëdhënësi i policisë Fachinger tha: “Pas përdorimit të një Taser, personi u ndalua dhe u arrestua nga forcat speciale. Ai u plagos lehtë.”
Shqiptari aktualisht ndodhet në paraburgim. Pas marrjes në pyetje, do të vendoset nëse duhet të aplikohet një urdhër arresti. Hetimet për sfondin dhe motivin vijojnë.