Një shtetas shqiptar, emigrant prej vitesh në Itali gjeti vdekjen teksa ishte duke punuar.
Besim Doci vdiq teksa po punonte si saldator në vendin fqinjë, në Cagnano di Pojana Maggiore, zonë e Vicencas, shkruanVizion Plus.
Shqiptari u gjet I pajetë nga përgjegjesi I oficines pas orarit të drekës, mirëpo pavarësisht se u njoftua urgjenca, për fat të keq Besim Doci nuk arriti dot të shpëtojë.
I ndjeri me origjinë nga Durrësi kishte gati 2 dekada që jetonte dhe punonte në Itali familjarisht, me gruan dhe dy vajzat e tij 21 dhe 15 vjece.
Besimi punonte në kompanine ku humbi jetën prej 14 vitesh.