Dje (19-shkurt) rreth orës 20 e 30 minuta, në Stacionin policorë Gostivar, nga Spitali i Gostivarit ,,Ferid Murat” është denoncuar se në dalje të Gostivarit në rrugën magjistrale Gostivar-Tetovë, me plagë të shkaktuara nga mjet i mprehtë, në rrugë është gjetur 23-vjeçari O.A.H. shtetas i Turqisë, me qëndrim tëpërkohshëm në Gostivar.
Në ora 22.00, lidhur me këtë rast, për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale ,,Tentim për vrasje” në Stacionin policorë Gostivar, ka qenë e privuar nga liria 24-vjeçarja K.D. nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të përgaditet parashtresë adekuate.