Bilanci i pandemisë ka tejkaluar këtë të shtunë 200 mijë të infektuar. Ndërkohë, të prekurit regjistrohen mbi 2.9 milionë në 210 vende të botës.
SHBA renditet në vendin e parë në botë për numrin me të lartë të viktimave dhe rasteve me COVID-19. Deri më tani, regjistrohen 952,995 të infektuar në total dhe 53,745 vdekje.
Nga ana tjetër, Britania e Madhe ka deklaruar këtë të shtunë një shifër të lartë viktimash nga pandemia. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 813 persona. Për pasojë, vendi shënon gjithsej mbi 20 mijë viktima 148 mijë të prekur me koronavirus.
Ndërkohë, Gjermania raporton 155,782 raste në total me koronavirus, ndërsa 5,843 nuk kanë mundur ta fitojnë betejën. Ajo çfarë bie në sy në krahasim me vendet e tjera është numri i lartë i pacientëve të infektuar, ku regjistrohen 109,800 të rikuperuar