Këshillimi i Lartë i Prokurorisë vendosi shtyrjen e afatit ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatet për Prokuror të Përgjithshëm. Kreu i KLP, Gent Ibrahimi kërkoi shtyrjen e afatit, pasi kandidati Olsi Çela nuk i është nënshtruar akoma vettingut.
Vendimi u miratua nga anëtarët e KLP. Fatjona Memçaj, Lulzim Allushaj, Olsian Çela dhe Arta Marku janë katër kandidaturat zyrtare që kanë mbërritur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për postin e Prokuror të Përgjithshëm. /Tv Klan/