Fundi i Shengenit do të sillte pasoja katastofale për Europën. Kështu ka deklaruar kreu i Parlamentit Europian Martin Shulz, teksa Europa gëlon nga debate dhe kaosi i krizës së klandestinëve dhe skenarët e mundshëm për zgjidhjen e saj.
Në alternativat e ngritura për vendosjen e kufijve, për tu dorëzuar apo luftuar, Shulz ashtu si kreu i Komisionit Europian Zhan Klod Junker zgjedh të luftojë për hir të Europës dhe europianëve.
“Më duket se të gjithë ata që bëjnë thirrje për mbyllje të kufijve, në realitet nuk duan të shohin efektet katasfrofale që mund të sjellë ky vendim”, thekson ai në në një inervistë mediatike, duke parashikuar dëme të mëdha ekonomike dhe një kërcënim serioz për rritjen ekonomike dhe për vendet e punës.
Më herët kryeministri i Francës, Manuel Valls deklaroi se kriza e emigrantëve e rrezikon seriozisht Europën dhe Shengenin.Sipas tij, ardhjet masive të azilkërkuesve mund të destabilizojnë shoqërinë në shtetet europiane.
Valls kritikoi kancelaren Angela Merkel për politikat pro strehimit të azilkërkuesve ndonëse nuk e përmendi emrin e saj, duke thënë se mesazhet mikpritëse ndaj emigrantëve mund të jenë provokuese.
Sipas tij, zgjidhja duhet të vijë në një mënyrë tjetër.
“Fillimisht duhet të gjejmë një zgjidhje për Sirinë dhe Irakun. Duhet të shkatërrojmë Shtetin Islamik dhe duhet gjithashtu që Siria të kalojë përmes politik që mund të kërkojë kohë”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët se ku do të shkojnë ndërkohë 2.000 refugjatë që mbërrijnë çdo ditë në Europë, ai përgjigjet se për këtë problem duhet bashkëpunuar me Jordaninë, Libanin dhe Turqinë, për të ngritur qëndra të përkohshme strehimi.