Një studim i fundit i shkallës së gjerë në SHBA thotë se shumica e atyre që kanë blerë armë në këto tre vitet e fundit, janë të gatshëm të përfshihen në dhunë për arsye politike.
Anketimi i më shumë se 13,000 amerikanëve zbulonte se ata ishin të gatshëm të qëllonin ndaj një kundërshtari politik, që sipas ekspertëve tregon rritje të instinktit të dhunës ose të vetëmbrojtjes, në këtë rast ndoshta nga vetë sistemi politik.
E përditshmja britanike The Guardian shkruan se studimi me mostra nga e gjithë SHBA, merrte në konsideratë demografinë dhe jepte prova alarmuese se zotëruesit e armëve “janë të gatshëm t’i përdorin ato si një akt politik”.
Ky rrezik shtohej dhe më shumë me disa tipe të caktuara të zotëruesve të armëve.
Në veçanti ata që kishin blerë armët gjatë trazirave të Covid në 2020 dhe ata që mbanin armët në publik, shpreheshin më të prirur të përdornin armët e tyre kundër politikanëve që besonin se nuk po i shërbenin si duhet qytetareve. Një tendencë e ngjashme shënohej për ata që zotëronin armë sulmi ose automatike, që janë fajësuar për rritje të vrasjeve në SHBA.
Studimi grupit të aktivistëve kundër armëve ‘Firearm Ownership and Support for Political Violence” u krye në bashkëpunim me ‘University of California’, teksa zbulimet sjellin shqetësim mes stabilimentit dhe publikut, pas disa episodeve të dhunës ekstreme në vend.
Teksa shtatë muaj duhet për përballen elektorale të radhës mes Donald Trump e Joe Biden, SHBA mund të jenë në prag zgjedhjesh ‘të ndezura’ dhe dominimi zotëruesve të armëve nuk e qetëson gjendjen, shkruan grupi i aktivistëve liberalë.
Që kur Trump njoftoi kandidaturën e tij në 2022, ai ka quajtur “pengje” mbështetësit e tij të burgosur për trazirat e 6 janarit 2021 dhe është zotuar të japë faljen për shumicën e tyre.
Autorët e studimit nxirrnin konkluzionet e tyre duke thënë se ndoshta njerëzit armatosen “për një konflikt të parashikuar civil”.
Pjesëmarrësit në sondazh ishin pyetur nëse besonin se dhuna e armëve ishte e justifikuar në ndjekje të objektivave të caktuara politike dhe 40 përqind e zotëruesve të armëve thanë ‘po’, në krahasim me 30% që nuk zotëronin armë dhe dhanë të njëjtën përgjigje.
42% përqind e zotëruesve të armëve automatike thanë se kjo ishte e justifikuar, ndërsa shifra rritej në 44% për ata që kishin blerë armët e tyre në 3-4 vitet e fundit. Këtë përgjigje dhanë 56% e atyre që preferonin të mbanin në publik armët e tyre.
Studimi kryer vitin që shkoi shtonte se studiuesit ngushëlloheshin nga fakti se shumica e amerikanëve, qofshin zotërues armësh ose jo, refuzojnë dhunën politike si një opsion, dhe kjo mund të dekurajojë dhe autorë të mundshëm të saj.