Editorial
Katër muaj më parë, konkretisht, më 5 tetor të vitit 2022, paçavura e Shaqir Fetait botoi lajmin me titull: “NXËNËSIT E DIPLOMUAR NË SHMI “MEDRESEJA ISA BEU” – MUND TË PRANOHEN NË UNIVERSITETET E VENDIT (Video)” – bfi.mk – dhe, e bënë fakt të kryer se Medresja Isa Beu u akreditua, ndryshe, nuk do të mund të regjistroheshin medresantët nëpër fakultete të vendit
Sot, ky lajm nuk ekziston më, është fshirë. Në faqen zyrtare të BFI-së (bfi.mk) ka ngelur vetëm si gjurmë për të dëshmuar për gënjeshtrat dhe truqet e ulta të Shaqir Fetait! Do me thënë, i kanë rrejtur medresantët, e kanë rrejtur tërë popullatën e vendit, kanë rrejtur sepse e kanë profesion! Kohë më parë, sërish medresantët protestuan, shprehën revoltën e vet kundër këtyre rrenave. U ngritën dhe protestuan! BFI-ja e Shaqir Fetait asnjë fjalë, ndërsa Ministri i arsimit, z. Shaqiri, më 27 janar të vitit 2023 do të deklarojë: “PRESIM ELABORATIN NGA BFI PËR AKREDITIMIN E MEDRESESË, DERI TASH NUK ËSHTË DORËZUAR NGA BFI”!
Ka më shumë se dy-tre vite që na gënjejnë se gjithçka është dorëzuar, se tani projekti është në duart e deputetëve, se “u kry”, se qeveria aktuale e miratoi, se medresantët mund të regjistrohen… Tani na del puna se akoma nuk është gati elaborati dhe programi për akreditim të Medresesë.
Sa herë që ka situata të jashtëzakonshme, Shaqir Fetai shfrytëzon nga rasti dhe shpejt e shpejt mbanë mbledhje të jashtëzakonshme me “rijasetin” e vet! Dhe, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 7 shkurt 2023, paskan debatuar vetëm për dy pika të rendit të ditës:
Akreditimi i SHMI “Medreseja Isa Beu” në Shkup;
Pasojat e tërmetit të trishtueshëm që goditi Jugun e Turqisë dhe atë të Sirisë.
Në pikën e parë paskan diskutuar gjërë e gjatë mbi elaboratin dhe programin mësimor për akreditimin e SHMI “Medreseja Isa Beu”, pas të cilës unanimisht edhe e paskan miratuar. Pra, elaborati paska qenë gati por ja që Shaqir Fetait i është dashur një situatë e jashtëzakonshme që t’i thërrasë myhybtë e vet për ta miratuar elaboratin. Se pse është frikësuar që t’ua kryej më herët këtë siklet nxënësve të Medresesë këtë mund ta dijë vetëm i gjori Shaqir Fetai.
Pika e dytë e rendit të ditës ka nxjerrë në pah edhe një herë shpirtin katran të Shaqir Fetait. Edhe një herë katërcipërisht vërtetohet se Shaqir Fetai për islam e njeh vetëm interesin. Aty ku nuk ka interes as që do t’ia dijë për atë islam e për ata myslimanë. Prandaj, dua hatme, qarkore për ndihmë, mbledhje ndihmash ia dedikon vetëm vktimave të Turqise dhe jo edhe të atyreve të Sirisë. Nga Siria nuk ka para për Shaqir Fetain, nga Turqia edhe mund të dalë diçk. Ky është Shaqir Fetai faqeziu!