Koronavirusi Covid-19, i shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si eme.rgjencë ndërkombëtare, duket se po përhapet me shpejtësi edhe në Europë, ku më shumë se 100 raste u raportuan në Itali.
Më shumë se 100 të infe.ktuar nga koronavirusi në Itali
Kjo e bën të nevojshme shpërndarjen e çdo lloj informacioni në funksion të mbrojtjes ndaj tij. Për të parandaluar koronavi.rusin:
1. Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alk.ooli.
2. Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart.
3. Shmangni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë.
4. Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit.
5. Shmangni kontaktet e panevojshme me kafshë të gjalla apo produket e tyre dhe lani duart nëse keni pasur kontakt. Mishi, qumështi i papërpunuar dhe organet e kafshëve duhet të jenë të përpunuara mirë.
6. Mos qëndroni në ambiente të mbylluara me shumë njerëz (si për shembull në urban).
7. Përdorni maska.
8. Konsultohuni me mjekët nëse keni pasur kontakt me njerëz ku janë raportuar të infektuar nga koronavirusi Covid-19.
9. Nëse keni simptomat e paraqituara në vijim, telefononi Ur.gjencën Kombëtare në numrin 127.