SIBEL HALIMI për frymëzimin, kohën dhe lirinë

SHKRUAJ PËR T`I DHËNË KUPTIM LIRISË

Duke qenë koha një konstrukt njerëzor që na ndihmon të dallojnë të tanishmen dhe perceptimin tonë për kaluarën, frymëzimi për të shkruar mbase është një ritëm lirie, përpjekje për të çliruar njeriun. Shkruaj për t`i dhënë kuptim lirisë, nëse nuk shkruaj për këtë të drejtë elementare, njeriu do të mbetet pengë i sistemeve disiplinuese dhe kontrolluese, pengesa këto që do t`ia vështirësonin rrugën për të njoh veten dhe botën përreth.
Pikërisht, duke jetuar në një kohë, kur çnjerëzorja është shndërruar në virtyt, përgjegjësia e shkrimtarit është të shkruaj, për t`u kujdesur t`i sjell botës një pamje të njerëzores, në të kundërtën bota nuk do të kishte kuptim.
Me të drejtë keni theksuar, se si ne arrijmë të mbijetojmë në një kohë të tillë, kur vet koha është thjesht një iluzion i përbërë nga kujtimet e njeriut. Spiranca për të ndalë kohën, për të shkruar, është trandje e vuajte që ende nuk po arrij ta emëroj. Ankthi për gjendjen e njeriut të sotëm, me jep kurajën të shkruaj, të projektoj atë në një dimension tjetër, çlirimit!
Vështirë, t`ia dalim, sidomos kur koha dhe hapësira e përditshmërisë ndeshen, trokasin në intuitën e ndërgjegjen time, se a po arrijë të bëjë ndryshimin, në ruajtjen e njeriut nga kjo katrahurë sociale e politike që na ka kapluar. Prandaj, pavarësisht gjithë kësaj gjendjeje me të cilën po përballemi shkruaj për të sjellë në dritë librin e radhës, mbase mund të jetë një ide a mendim ndryshe; kujdestare e njeriut të lirë!(HEJZA)

Leave a Reply