Në këtë konferencë merrnin pjesë studiues dhe profesorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe universiteteve partnere. Organizatorja e konferencës, përgjegjësja e departamenteit të administrimit publik në fakultetin e shkencave politike-juridike Gentiana Kraja tha se qëllimi i konferencës është nxitja e hulumtuesve që të drejtojnë vëmendjen drejt cështjeve politike, sociale dhe ekonomike që shqetësojnë ballkanin perëndimor dhe integrimine tyre drejt BE-së. Në këtë konferencë ka prezantuar studimin e vet pedagogu dhe eksperti i shkencave politike ne UAMD Arian Dedej.
Ai thekson se konflikti që po ndodh midis Rusisë dhe Ukrainës rrezikon ta kthejë ballkanin perëndimor 20 vite pas, por shton se vendi ynë nuk është i rrezikuar në rast të përshkallëzimit të konfliktit në fjalë. Dedei shtoi se e rrezikuar është Kosova nëse do të kemi rritje të tensioneve ndëretnike atje dhe sidomos Bosnjë Hercegovina e cila po përdoret për lojërat gjeopolitike nga ana e Vladimir Putinit.