Denis Dyrnjaja /
Në vendet e botës ku ndodhin tërmete ose fatkeqësi natyrore trokitja e parë shkon te kompanitë e sigurimit.
Ndaj duhet krijuar kultura e sigurimit dhe aplikimit e përdorimit të kësaj forme që askush të mos përballet me dy strese së pari për jetën dhe së dyti për pronën.
Duhet kuptuar dhe futur si koncept sigurimi për pronën dhe shëndetin.
Kështu herë përmbytjet, herë zjarret, herë tërmetet nuk mbarojnë të papriturat që askush si parashikon dot.
Ato zhbëhen vetëm duke qenë i siguruar. Ndryshe vetëm ngrohtësinë e fjalëve të bukura do dëgjoni e merrni.