Sikur të ishte gjallë Bajram Begu?!

Çizma e baltosur e Shaqir Fetait “shkeli” presidencën e Shqipërisë! Asnjëra palë nuk tregoi se cili ishte motivi i kësaj vizite! Me ftesë e me kërkesë të kujt u realizua takimi në mes të Presidentit të Shqipërisë, z. Bajram Begaj dhe intrigantit e komplotistit Shaqir Fetai, alias “ORAO” (nofkë kjo policore derisa shërbeu si spiun i UDB-së, i dirigjuar nga oficeri i tij, Stanko Dagoviq

Nga Mahir Rexhepi

Injoranca e Shaqir Fetait, komplekset e lakuriqësimit që e kanë mbërthyer deri në maje të hundës, krijimi tashmë i opinionit për atë si për një hajn, rrenc, dallaverxhi, manipulant, matrapaz, tradhëtar e degradues i vlerave fetare e kombëtare, veçmë po vjen gjithnjë e duke u trashur. Thonë: kur zullumi trashet, këputet! Po a e di Shaqir Fetai se çka bëhet kur trashet injoranca?! Kur trashet injoranca formohet imazhi i Shaqir Fetait duke marrur formën e trurit të tij si konopi i pistë kur bëhet strumbullar.

1.
Një ditë i thamë që mos të merret me “pusulla” nga notesi i tij i Ramazanit, sepse, definicionet që po na i ofron po e lakuriqësojnë si kokrrën e injorantit! Ky, pa mbështetjen e Stanko Dragoviqit në intriga është si ai huti i xjerrur në diell, ndërsa në rrafshin intelektualo-fetar pa mështetjen e Sulejman Rexhepit shpërfytyrohet në një xhahil të pashoq!
E la vlerësimin mbi agjërimin dhe Ramazanin sepse ishte i zënë me takimin që ia bëri zëvendësambasadorit maqedonas në Berlin! E ka kënaqur, ia ka shtuar jetën, ia ka rregulluar ditën maqedonasit me këtë vizitë! A është në tokë të bukës ky far avdalli apo sinqerisht mendon se është funksionar i lartë shtetëror? Nuk i mjafton takimet me hoxhallarët e diasporës, madje i duken hiç asgjë në raport me takimin me zëvendëambasadorin maqedonas, Vasko Gërkov! Ky takim i paraqet kënaqësi dhe jo ai me hoxhallarët. Apo, mos deshti që t’i çojë dikujt selam se, ja, unë nuk takohem vetëm me hoxhallarët por edhe me ambasadorët e shtetit. Tamam shprehi kjo e spiunëve të UDB-së.

2.
Në “pusullën” e tij të tetë shkëputur nga notesi i Ramazanit, Shaqir Fetai e shkruan një fjali të denjë për konkurs “kush ia zbërthen kuptimin e ka të garantuar udhëtimin për në Haxh”! Fjalia e shthurur e Shaqir Fetait është kjo: “Agjërimi është shkolla më praktike dhe efikase e humanizimit të personiletit të njeriut sepse abstenim nga haja dhe pija sjell organizmin në gjendjen e etjes dhe urisë, gjendje kjo që sjellë “dhimbje” të barabartë te të pasurit dhe të varfurit”! Natyrisht, kjo fjali e Shaqir Fetait është kompilacion, është shkëputje prej një teksti tjetër që ky nuk ia ka dalur ta përkthejë mirë! Sepse, për ta përkthyer fjalinë nga serbishtja në shqip, duhet ta dishë mirë, logjikshëm dhe rrjedhshëm vetë gjuhën shqipe. Shaqir Fetai mendon se e di dhe, në praktikë, sa herë na paraqitet, na del se kur shkruan shqip mendon serbisht, ose, ka problem me përkthimin dhe vjedhjen e teksteve. Më tej Shaqir Fetai thotë: (Agjërimi) “ngjall ndjenjat ndaj atyre që nuk kanê dhe kjo mbjell në shpirtin e njeriut ndjenjë e bujarisë, humanizmit dhe solidaritetit”! Do me thënë, këtë efekt e shkakton vetëm agjërimi dhe ne, kur nuk agjërojmë, jemi pa ndjenja dhe nuk jemi as humanë, as bujarë e as solidarë! Me këtë Shaqir Fetai konstaton se, vetëm një muaj duhet të dëshmojmë se jemi nën urdhërat e Zotit, pas kësaj “udri babo”! Ja pse Shaqir Fetai sillet si i ndërkryer, me ndjenja të vdekura, të cilat i ngjallen vetëm kur agjëron!

3.
Edhe “postulatin” numër 9 e ka tekst në serbokroatisht dhe është munduar ta përkthejë por që në variantin shqip e ka sjellë në formën më të shëmtuar! A ka logjikë kjo fjali e tij: “Njeriu shpeshherë harron pozicionin e tij te lartë duke qenë i shurdhër për të dëgjuar zërin e arsyes, logjikës, të kuptuarit, hyjnoren dhe bëhet fuqi e karaketerit tjetër destruktiv – satanik.” Pozitën, o injorant, jo pozicionin! Duke qenë i shurdhër, apo duke u bërë, sepse kur njeriu është i shurdhër nuk mund të dëgjojë asgjë, ndaj dhe gabimet e tij mund të mos shënohen fare! Por ama, kur njeriu bëhet i shurdhër, si puna e Shaqir Fetait, kjo është sjellje tipike satanike!

4.
Shaqir Fetai parapëlqen “pozicionin” e altoparlantit partiak! Avdalli është lëshuar në fushatë partiake, pa ia kërkuar askush! Mos po i bie hija Shaqir Fetait që ky, me vrap o burra, të deklarojë: “URIME NISMA E MADHE E KOMBIT – KORIDORI – 8”! Koridori 8 nismë e kombit? I cilit komb, o Shaqir Fetai! Pse po ia futë kot! Zonja ambasadore e Ambasadës së SHBA-së në Shkup, zonja Angela Price Aggeler, për Koridorin 8 tha se është “projekt shumë i rëndësishëm për rajonin por edhe për SHBA-të.”! Zonja ambasadore më tej do të thotë: “Ky është më tepër se sa një investim i thjesht në rrugët e Maqedonisë së Veriut, ky është investim në ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendeve të lidhura me Korridorin 8 dhe më gjerë. Kam besim se ndërtimi do të zhvillohet shpejtë dhe me sukses, duke afruar njerëzit e këtij rajoni më afër njëri-tjetrit”! Pra, nëse Shaqir Fetai mendon se me këtë rrugë do të afrohen shqiptarët në mes vete, mos të harroj, se kjo rrugë i afron në mes vete edhe serbët me maqedonasit! Tani, për cilën komb e ka fjalën që e paska nisur këtë projekt, sepse, aty, në përurim të punëve, përveç shqiptarëve dukeshin në shumicë edhe maqedonasit! Kë e uroi Shaqir Fetai? Projekt kombëtar sa i përket rrugëve është rrruga që do të lidhë me tunel Tetovën me Prizrenin! Pse nuk e uron nismën sa më parë të kësaj rruge Shaqir Fetai? Sepse, pikërisht kjo rrugë do të ishte projekt kombëtar, që do t’i afronte shqiptarët e tri shteteve! Ose rrugën e kombit Kërçovë-Dibër-Tiranë! Nuk guxon t’i përmendë Shaqir Fetai këto projekte kombëtare, sepse, sakaq dikush mund t’ia thyej këmbët e kolltukut dhe ai të përfundojë në kokërr të shpinës, me këmbë të ngritura lartë!

5.
Shaqir Fetai na paska qenë te presidenti shqiptar, z. Bajram Begaj! Po sikur të ishte gjallë Bajram Begu, a do ta pranonte në takim Shaqir Fetain!? Ai do t’ia këpuste kokën si vremçit, ndërsa Bajram Begaj pa tjetër që do ta takojë, për t’ia ngrehur veshët, sepse, e di presidenti shqiptar se Shaqir Fetai e ka mbushë kupën aq shumë sa tani ka nisur të konceptohet si dëm i madh i kombit! Prandaj, në lajmin e presidencës, në titull të tij, pa e përmendur fare Shaqir Fetain, thuhet: “Presidenti Begaj pret një përfaqësi të Bashkësisë Fetare Islame nga Republika e Maqedonisë së Veriut”! Pra, “reisin” e zbret me këmbë në tokë, duke i thënë “përfaqësi”, përfaqësues! Për dallim prej lajmit të modifikuar të Shaqir Fetait që për bazë ka lajmin e presidencës shqiptare, Presidenti Begaj ka folur për periudhën e lavdishme të BFI-së në kohën e ish-reisul ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit, duke ia nënvizuar edhe kontributet që ky Institucion i ka dhënë në rrafshin kombëtar më vitin 1999. “Presidenti Begaj, vlerësoi rolin dhe kontributin historik patriotik, fetar e edukativ, që Bashkësia Fetare Islame kishte luajtur për ruajtjen e identitetit të shqiptarëve, por edhe në mbështetje të vëllezërve nga Kosova të dëbuar gjatë vitit 1999 nga regjimi i Millosheviçit, duke hapur dyert e xhamive dhe ndërprerë veprimtaritë fetare.”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të presidencës shqiptare! Shaqir Fetai, akoma nuk ka një storie të tij kombëtare që do të mbahej në mend si kjo e ish-reisit të padiskutueshëm, efendi Rexhepit! Shaqir Fetai është dëmi më i madh dhe historik që i është bërë kombit shqiptar. Ky është mesazhi i Presidentit të Shqipërisë!

6.
Me t’u kthyer nga Shqipëria, Shaqir Fetai ndalet në një livadh ku kullosin bagëtitë dhe e falënderon mylimanin që atë livadh ia ka dhënë vakëf Myftinisë së Strugës! Ja pra, në kohën e Shaqir Fetait na u shtua vakëfi me një livadh! Por, a na thotë Shaqir Fetai se sa livadhe, sa fusha, sa objekte kapitale, sa prona ia hëngri vakëfit të BFI-së që kur e uzurpoi postin e “reisit”! Ky jo që është dëmi i madh i kombit, por është edhe katastrofa e BFI-së, është shëmtia më e turpshme që i ka ndodhur këtij Institucioni dhe myslimanëve, në përgjithësi. Kjo do të vërtetohet shumë shpejt!

Leave a Reply