Së paku tetë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 17 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të avionëve të ushtrisë ruse në tre fshatra të Halepit sirian, raporton Anadolu Agency (AA).Sipas informacioneve të marra nga gazetarët e AA, avionët rusë kanë kryer sulme në fshatrat Heritan, Telrfat dhe Gannanda. Burimet theksojnë se avionët rusë kanë përdorur bomba thërrmuese dhe se objektivat e tyre ishin civilët.Në këto sulme jetën e kanë humbur tetë persona, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë, ndërsa 17 të tjerë janë plagosur.Në mesin e të plagosurve tetë persona janë në gjendje kritike.
Trump njeri i guximshëm”, Putin: NATO e ka humbur arsyen e ekzistencës së saj
Në një intervistë për një media ruse, Presidenti Vladimir Putin u shpreh optimist per rikthimin e Trumpit në Shtëpinë e…