Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar 17 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.
Pas një pune të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
• Fshati Pecë, bashkia Finiq.
• Në lagjen nr. 1 të qytetit Sarandë.
• Fshati Rromës dhe fshati Drashovicë, bashkia Selenicë.
• Fshati Ruzhdie, bashkia Patos.
• Fshati Daullas, bashkia Fier.
• Fshati Balshaj, bashkia Malësi e Madhe.
• Fshati Rrapë, bashkia Pukë.
• Fshati Gjoricë, bashkia Bulqizë.
• Fshati Qerret dhe Fshati Luz i Vogël, bashkia Kavajë.
• Fshati Picar dhe në lagjen Kodër-Vorë bashkia Vorë.
• Fshati Façesh dhe Fshati Vilëz, bashkia Tiranë.
• Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, bashkia Durrës.
• Fshati Metallë, bashkia Shijak.
Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 358 efektivë të forcave zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 28 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar i cili ka operuar në bashkinë Finiq.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
• Fshati Postribë, bashkia Shkodër, ku në orët e para të mëngjesit ka filluar operacioni nën drejtimin e bashkisë Shkodër e mbështetur me 60 forca nga FA.
• Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi”, bashkia Mat, ky zjarr ka filluar në mesditën e ditës së djeshme në Parkun Kombëtar të “Qafë Shtamë”, gjatë ditës së djeshme nuk u bë e mundur izolimi i kësaj vatre, dhe në orët e para të mëngjesit ka filluar operacioni nga bashkia Mat e mbështetur nga efektivë të FA dhe nga ajri me helikopter Cougar të MM
• Fshati Dragobi, bashkia Tropojë, zjarri ka rene ne nje siperfaqe me pyll ahu, po punohet nga bashkia dhe AdZM per fikjen e saj.
• Fshati Shetaj, bashkia Durrës, kemi riaktivizim te vatres se shuar dite me pare, ne terren po punojne forcat zjarrfikese te mbeshtetur me 20 efektive te FA.