Sipas informacionit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, reshjet e shiut kanë qenë të herëpashershme me intensitet deri të lartë, lokalisht shtrëngata dhe stuhi.
Gjatë natës sasia më e madhe e reshjeve të shiut të rëna është: Lezhë 20.0 mm shi, Shkodër 12.0 mm shi dhe
Tiranë 12.0 mm shi, ndërsa në pjesën tjetër e vendit kanë rënë më pak se 7.0 mm shi.
FIERZA: Kuota 295.49 m; Q=700 m3/sek; P=460 MW; 4AG në punë; Shkarkim nga porta 0 m3/s.
KOMANI: Kuota 172.78 m; Q=870/420 m3/sek; P=580 MW; 4AG në punë; Shkarkim nga porta 400 m3/s.
V.DEJES: Kuota 74.80; Q=1360/280 m3/sek; P=239 MW; 5 Ag në punë; Shkarkim nga porta 800 m3/s.
Qarku Shkodër
Si pasojë e reshjeve të rëna janë ndodhur nën ujë një sipërfaqe e konsiderueshme e tokës bujqësore dhe janë izoluar nga uji shumë banesa ku më i prekuri ka qenë fshati Obot, si dhe janë marrë masat për sigurimin e ushqimit për bagëtitë të këtyre zonave.
Janë siguruar dhe shpërndarë ndihmat si më poshtë:
Në Njësinë Administrative Ana e Malit janë shpërndarë 7 tonë koncentrat si dhe 11 ton bar i thatë.
Në Njësinë Administrative Dajç janë shpërndarë janë shpërndarë 11 ton koncentrat për bagëti.
Ndodhen të magazinuara 2 ton koncentrat për bagëti i cili do të shpërndahet sipas një grafiku të caktuar.
Kjo sasi ushqimore për bagëti është siguruar nëpërmjet ndërmjetësimit të Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër me Ministrinë e Mbrojtjes (DPEC) Ministrinë e Bujqësisë dhe Donacioni i Dhomës së Tregtisë dhe AIBA.
Gjithashtu janë siguruar ndihma ushqimore për familjet e izoluara nga uji si më poshtë:
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit janë dërguar në Njësinë Administrative Ana e Malit 450 pako ushqimore dhe 180 pako me detergjent.
Ditën e djeshme më datë 12.03.2018 me fillimin e reshjeve situata është vështirësuar dhe niveli në Lumin Bunë në zonën e Dajçit ka arritur rreth 22 cm, duke e vështirësuar përsëri gjendjen në zonat e përmbytura.
Aktualisht FA eshte e pranishme ne zonat e prekura nga uji me efektivet dhe mjetet e batalionit te kembesorise se Shkodres.